12 orë rrethim/ “Hamza Uka, radikal i njohur, sfidon RENEA-n”, prokurori: Na kërcënoi në sallën e gjyqit

12 orë rrethim/ “Hamza Uka, radikal i njohur, sfidon RENEA-n”, prokurori: Na kërcënoi në sallën e gjyqit

Me një karrierë të shkuar si komando në Irak dhe Afganistan, 22 vjet më parë, Erzen (Hamza) Uka, u ngujua të hënën, së bashku me Julian Cumrakun, duke i rezistuar për 12 orë rrethimit nga forcat elitë të Policisë së Shtetit, në Orosh të Fushë Arrëzit.Lidhjet me ekstremizmin islamik, e kishin vënë prej kohësh nën vëmendjen e autoriteteve. Që prej 2007-ës, Uka ishte në survejim nga Antiterrori dhe konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë. Në prill 2019, a arrestua për të njëjtat dyshime të prirjeve radikale, pasi edhe në rrjetet sociale ishte aktiv me postime të simboleve të organizatave terroriste, demonstrime të teknikave të luftimit, stërvitjes, trajnimit nga luftëtarët ekstremistë, përfshirë stërvitje të fëmijëve me qëllim për t’i dërguar si luftëtar të ISIS. Erzen (Hamza)...