Krim horror në Greqi/ Nusja e varur nga kumari masakron vjehrrën për t’i grabitur paratë

Krim horror në Greqi/ Nusja e varur nga kumari masakron vjehrrën për t’i grabitur paratë

Krim monstruoz në Greqi, nusja masakron për vdekje vjehrrën në grabitje për të shlyer borxhet e kumarit! Inçizimi dhe gjurmët e tradhtuan, rrëfimi në polici. Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Greqi disa ditë më parë, por që është mundur të zbulohet vetëm ditën e sotme. Ngjarje e denjë për skenar filmash. Nusja ka vrarë vjehrrën me qëllim për ta grabitur e më pas të shlyente borxhet e kumarit. Autoritetet kanë gjetur trupin e masakruar të 75-vjeçares e më pas edhe një video-inçizim, ku dëgjohen kërcënimet e gruas 46-vjeçare dhe lutjet e 75-vjeçares për të ndaluar së godituri. Në video dëgjohet e moshuara duke thënë “Ati ynë”, një lutje para frymës së fundit. Ishin kamerat e sigurisë ato që zbuluan se 46-vjeçarja ishte autorja...