PD i paraqet notë-verbale delegacionit të BE: Deklaratat e Marta Kos minojnë besimin e shqiptarëve te insitucionet e Bashkimit Europian

PD i paraqet notë-verbale delegacionit të BE: Deklaratat e Marta Kos minojnë besimin e shqiptarëve te insitucionet e Bashkimit Europian

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në emër të opozitës, i ka paraqitur një Notë-Verbale Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, lidhur me deklaratat e Komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit. Bëhet fjalë për konferencën për shtyp të datës 21 nëntor 2025 në Tiranë, e mbajtur bashkë me Kryeministrin z. Edi Rama. E pyetur nga media, Komisionerja deklaroi: “Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime, dhe kjo është një gjë e mirë për Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian.”. “Ne shprehim me respekt shqetësimin tonë se ky vlerësim nuk pasqyron realitetin e vërejtur gjatë procesit zgjedhor. Një deklaratë e tillë duket e papërputhshme me gjetjet e OSBE-ODIHR, nuk merr parasysh qëndrimet e shprehura nga...