Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Agron Bushati
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 25 nëntor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Agron Bushati. Ashtu si drejtuesi i SPAK, edhe Kolegji vlerësoi se prokurori Agron Bushati ka cënuar besimin e publikut, lidhur me qëndrimet në dy çështje të hetuara prej tij dhe për një video ku ai shfaqet me armë të ftohta, prova të sekuestruara të prokurorisë ku ushtronte funksionin. Lidhur me një hetim të regjistruar në vitin 2003 për veprat penale vrasje me dashje dhe armëmbatje pa leje, subjekti ka përpiluar urdhërin për veprimet hetimore që duhej të kryente oficeri i Policisë Gjyqësore. Sipas KPA, të vetmet veprimet hetimore të kryera nga subjekti për këtë ngjarje të rëndë janë vetëm dy procesverbale deklarimi që u...