Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Zgjedhjet, KQZ miraton buxhetin 11.4 milionë euro
Kosova E Martë, 25 Nëntor 2025 16:08 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e planit të buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Buxheti i planifikuar dhe miratuar për këto zgjedhje është në vlerën: 11,493,526 euro. Kostoja fillestare e planifikuar dhe prezantuar në mbledhjen e KQZ-së ishte në vlerën 7,771,486 euro. Vlera përfundimtare e buxhetit të planifikuar përfshin edhe miratimin e amendamentit të propozuar gjatë mbledhjes që parasheh dërgimin e pakove me fletëvotime në adresë të votuesve, të cilët do të regjistrohen për të votuar përmes postës. Kostoja e përafërt për dërgimin e pakove me fletëvotime përmes shërbimit postar është në vlerën e 3,722,040 dhe është llogaritur për rreth 84,000...