Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Dosja “21 Janari”/ Meta kërkesë prokurorit: Dua të pyetem si person në dijeni
Ilir Meta ka kërkuar këtë të martë që të merret në pyetje në lidhje me dosjen e 21 Janarit. Burime për mediat bëjnë me dije se Meta, ka thirrur sot mbrojtësin e tij ligjor, Avokatin Kujtim Cakrani dhe i ka kërkuar t’i bëjë kërkesë prokurorit A.Shehu për t’u pyetur si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me “21 Janarin”. Për të njëjtën dosje, SPAK thirri më herët edhe Sali Berisha për ta marrë në pyetje. Hetimi për ngjarjen e 21 janarit është rihapur nga SPAK një vit më parë, pas vendimmarrjes së Gjykatës së Lartë që urdhëronte Prokurorinë e Posaçme të hetonte një kallëzim të bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, njëri prej 4 viktimave të 21 Janarit.