Legjenda e Rozafës: I ra mjegulla Bunës dhe…

Legjenda e Rozafës: I ra mjegulla Bunës dhe…

Kalaja e Rozafatit ka një legjendë të dhimshme…Lexojeni! I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë. Kjo mjegull mbeti aty tre ditë e tre netë. Pas tri ditësh e tri netësh fryu një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën. E lartoi dhe e shpuri gjer në kodrën e Valdanuzit. Aty majë kodrës punonin tre vëllezër. Ndërtonin një kështjellë. Murin që e bënin ditën u prishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot. Na shkon aty një plak i mirë. – Puna e mbarë, o tre vëllezër. – Të mbarë paç o plak i mirë. Po ku e sheh ti të mbarën tonë. Ditën punojmë, natën prishet. A di të na thuash një fjalë të mirë? Ç’të bëjmë që të mbajmë muret në këmbë?...