Spiropali pret homologen austriake/ Mbështetja e Austrisë për integrimin europian ka…

Spiropali pret homologen austriake/ Mbështetja e Austrisë për integrimin europian ka…

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mirëpriti në Tiranë Ministren Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger. Në fokus të takimit ishte shndërrimi i aksit Tiranë-Vienë, në një aks shumë më dinamik në të gjitha drejtimet, politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin e sigurisë. Në takimin bilateral, Ministrja austriake nënvijëzoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt afrimit me BE dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit për të gjitha palët. Spiropali deklaroi se “mbështetja parimore e Austrisë për integrimin europian të vendit, kontributi në jetëzimin e reformave kyçe, si dhe mbështetja për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, kanë bërë gjithmonë diferencën në rajonin tonë”. Postimi i Spiropalit: Herzlich Willkommen in Tirana, liebe Beate! E nderuar të...