E Ngarkuara me Punë e SHBA takohet me Taulant Ballën dhe Gazment Bardhin, zbardhen diskutimet

E Ngarkuara me Punë e SHBA takohet me Taulant Ballën dhe Gazment Bardhin, zbardhen diskutimet

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook. Teksa ka ndarë edhe disa foto nga takimi me kreun e grupit të PS Taulant Balla dhe atë të PD Gazment Bardhi, në postimin e ambasadës thuhet se Nancy “theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata”./vizionplus.tv