‘Angazhim për të përmbushur pritshmëritë e…’/ VanHorn – krerëve të GP: Dialogu dhe liria e fjalës, shtyllë e institucioneve

‘Angazhim për të përmbushur pritshmëritë e…’/ VanHorn – krerëve të GP: Dialogu dhe liria e fjalës, shtyllë e institucioneve

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotme, takime me krerët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. ‘E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar’, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane. Postimi i plotë: E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar. Ajo theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë...