Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
IKMT vijon shembjet në Librazhd, pronarët përplasen me Policinë
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka vijuar sot prishjet në qytetin e Librazhdit, si pjesë e zbatimit të projektit me interes publik “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë-Thanë, Faza IV”. Në kuadër të këtij projekti, parashikohet shembja e 22 objekteve deri në katër kate, të cilat ndodhen përgjatë aksit që do të zgjerohet. Aksioni është shoqëruar me tensione mes pronarëve të objekteve dhe forcave të Policisë së Shtetit. Banorët, objektet e të cilëve janë boshatisur që prej 17 nëntorit 2025, pretendojnë se nuk kanë marrë ende kompensimin financiar për prishjen e godinave dhe kërkojnë pezullimin e procesit deri në përmbushjen e detyrimeve nga shteti. Shefja e Policisë, Nertila Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve të mos pengojnë punonjësit e IKMT-së,...