Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Ancelotti fiton Brazilin, gati rinovimi i kontratës, e “bekon” edhe italiani
Që kur Carlo Ancelotti ka zbarkuar në Brazil, imazhi i Seleçaos ka ndryshuar jo pak. Pas vitesh, ku jo vetëm nuk njohin sukses, por kanë pësuar edhe humbje të renda, apo goleada si ndaj Argjentinës dhe Uruguait, me në fund Brazili duket se ka rifituar identitetin e humbur. Tekniku “azzurr” ka ndërtuar një miks shumë të bukur, një grup lojtarësh me shumë eksperiencë por dhe të rinj premtues. Mbi të gjitha peshon shumë fakti që Ancelotti, si një i huaj i parë në histori, është pranuar nga ambienti në Brazil. Impaktin e Ancelotti në ekipin përfaqësues e ka pranuar edhe Ederson: “Eksperienca e tij, titujt e shumë që ka fituar, mentalitetit i tij, na ka ndihmuar shumë. Me të në stol po shohim një stil...