Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rasti i Ballukut, avokati: Gjyqësori ka ndërhyrë në pushtetin ekzekutiv dhe ky është fakt
Avokati Edmond Petraj u shpreh se gjyqësori ka ndërhyrë në kompetencat e pushtetit ekzekutiv me vendimin për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren dhe njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ai theksoi në studion e “News Line” në ABC News se lëvizja e Ramës për ta dërguar shkarkimin e Ballukut për interpretim në Gjykatën Kushtetuese është brenda rregullave dhe ligjit, ndërsa beson se vendimi i saj do shkojë në favor të z.kryeministres Belinda Ballukut. “Më është dukur vendim absurd dhe prapë e them këtë. Gjyqësori ka ndërhyrë në pushtetin ekzekutiv, ky është fakt. Shkarkimin e ministrit apo zv.kryeministrit e bën kryeministri. Rama ka bërë atë që ka e thotë ligji, e thotë Kushtetuta. Kërkesat që ka bërë Rama dhe interpretimi që do bëhet nga...