Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Punimet në përfundim/ Investimi i FSHF-së merr formë
Po merr formë investimi i Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë Krujë për rikonstruksionin e fushës së vjetër të sportit në qytetin e Krujës. Kanë përfunduar me sukses sistemi i drenazhimit dhe bazamenti i fushës, ndërsa shumë shpejt do të nisin punimet për shtrimin e tapetit artificial. Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një inspektim të punimeve në terren. Pamela Ndocaj, specialiste e Departamentit të Projekteve, ishte e pranishme së bashku me Yllka Sheta Kukalajn, Nënkryetare e Bashkisë Krujë, ku u njohën nga afër me ecurinë e projektit dhe dhanë nga një prononcim të shkurtër për fshf.org. FSHF është bashkëfinancuese me Bashkinë Krujë në këtë projekt dhe, Pamela Ndocaj, tha se ky investim ka rëndësi të veçantë pasi rikthen identitetin sportiv të fushës së...