Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Atentati në Lushnje/ Tre persona i bënë pritë kundërshtarit të Aldo Bares, zbulohet lëvizjet e autorëve para breshërive ndaj 45-vjeçarit
45 vjeçari Juljan Sula, i njohur ndryshe si Juli i Pashakos, rreth orës 11 të kësaj të marte sapo kishte dalë nga banesa e tij në Karbunarë pa e ditur se në hyrje të Lushnjes do të binte pre e një atentati nga 3 persona që i kishin ngritur pritë. Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se kur po qarkullonte me makinë pranë stadiumit, drejt tij u qëllua me breshëri kallashnikovi nga 3 persona që dolën nga një mjet i parkuar në zonë. Për t’i shpëtuar rrezes së sulmit Sula u largua me mjet drejt banesës së tij në afërsi të së cilës e gjeti dhe policia. 45-vjeçari u gjet i plagosur në këmbë dhe mjekët ligjor do të saktësojnë rrethanat e këtij dëmtimi....