Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Shpërndante doza kokaine, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në zona periferike të kryeqytetit, duke arrestuar dy persona dhe sekuestruar lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit nr. 7, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, kanë vepruar mbi bazën e informacioneve operative se një shtetas shpërndante kokainë në zonën e Vorës. Gjatë kontrolleve, policia ka goditur rastin e shpërndarjes së drogës në doza të vogla, duke arrestuar në flagrancë: Sh. D., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”; R. K., 41 vjeç, banues në Domje, i dyshuar për “Moskallëzim krimi”. Ndërhyrja u bë në vendin e quajtur “Nënkalimi i Marqinetit”, ku u ndalua automjeti...