‘Dje Bel(l)a Mafia – Ceno Klosi & CO. Sot Termet Peçi & CO’/ Kalaja: Kush e ka radhën?

‘Dje Bel(l)a Mafia – Ceno Klosi & CO. Sot Termet Peçi & CO’/ Kalaja: Kush e ka radhën?

Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar në lidhje me thirrjen në SPAK të ish-kryebashkiakut të Tepelenës, tashmë deputet i PS-së, Tërmet Peçi dhe procedimin penal të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe deputetit socialist, Ceno Klosi. ‘Dje Bel(l)a Mafia – Ceno Klosi & CO. Sot Termet Peçi & CO. Kush e ka rradhën?????? Së shpejti…’, shkruan Kalaja në Facebook. Kujtojmë se avokatja Adriana Kalaja e ka kallëzuar Tërmet Peçin për korrupsion dhe abuzim me tenderat e rindërtimit, duke përmendur një aferë që arrin deri në 66 milionë euro. Gjithashtu edhe padinë ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosi e ka përgatitur dhe dorëzuar në SPAK, po Adriana Kalaja.