Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Berisha sulmon Marta Kosin dhe Gonzaton: Përçues të propagandës së Ramës në Bruksel!
Në konferencën e kësaj të marte, më 25 nëntor, kryedemokrati Sali Berisha ka sulmuar komisioneren për zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, si dhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. Kjo për shkak të qëndrimeve që ata kanë mbajtur lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, të cilat i kanë konsideruar si legjitime. Berisha tha se komisionerja Kos është frymëzuar nga propaganda e kryeministrit Edi Rama dhe se qëndrimi i saj shkel ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve. “PD pas deklaratës së zonjës Marta Kos bëri një deklaratë të cilën ajo e dënoi publikisht dhe gjerësisht, deklaratën e frymëzuar të zonjës Kos nga propaganda e paguar e Edi Ramës, ekstremizmi politik i majtë, si një deklaratë që shkel rëndë ligjin ndërkombëtar të...