U shty seanca/ Malltezi akuza të forta: Proces politik si në ‘45, i stisur nga Rama dhe Yuri Kim

U shty seanca/ Malltezi akuza të forta: Proces politik si në ‘45, i stisur nga Rama dhe Yuri Kim

Seanca gjyqësore ndaj Jamarbër Malltezit është shtyrë sërish. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës. Në një prononcim për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme, Malltezi lëshoi akuza të forta, duke e cilësuar procesin ndaj tij si politik dhe të stisur. Ai e krahasoi situatën e tij me persekutimin e familjes gjatë regjimit komunist, duke u shfaqur përkrah kushëririt të tij, Xhim Begeja. Sipas Malltezit, ashtu si xhaxhallarët e Begejës u pushkatuan dhe u burgosën në atë kohë sepse ishin “të pasur dhe armiq të partisë”, edhe ai sot po përballet me një proces të ngjashëm si pronar. Malltezi drejtoi akuza direkte ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ambasadores amerikane, Yuri Kim, duke i quajtur ata si organizatorët e këtij procesi....