Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
“Sjellje të padenja dhe pa vetëpërmbajtje në zyrën e drejtuesit të Prokurorisë”, KLP nuk pranon propozimin e ILD-së për masë disiplinore ndaj magjistrates Besiana Sadikaj në Sarandë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka rrëzuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj magjistrates Besiana Sadikaj, me detyrë Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka filluar hetimin disiplinor në bazë ankese nga drejtuesi i Prokurorisë, ndaj prokurores Besiana Sadikaj, për shkeljen disiplinore të parashikuar, si “Shkelja e përsëritur ose e rëndë e rregullave të solemnitetit, rregullave të sjelljes në marrëdhëniet… me kryetarin…si dhe me personelin e administratës gjyqësore.”, gjatë vitit 2024. “Nga analiza ligjore e fakteve të konstatuara gjatë hetimit disiplinor rezultoi se veprimet e magjistrates B. S. në marrëdhënie me drejtuesin dhe anëtarë të personelit të administratës gjyqësore përbëjnë sjellje të padenja,...