Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ 12 orë të ngujuar në banesë, reagon policia pas vetëdorëzimit të dy të dyshuarve! Iu gjetën arsenal armësh, granata dhe flamuri i ISIS
Policia ka publikuar pamje nga aksioni 12 orësh, që u përball me rezistencë të dy personave të dyshuar për kryerjen e veprimeve terroriste. Blutë kanë reaguar rreth operacionit “Oroshi”, që u mbyll me vetëdorëzimin e Julian Cumrraku dhe Erzen Uka. Pas 12 orësh në rrethim, pamundësisë për t’u larguar dhe negociatave me të afërmit e tyre, ata vendosën të dorëzohen. Në banesë iu gjetën 5 armë zjarri, municion luftarak, granata dore difensive, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, përfshirë flamurin e ISIS. “Më datë 24.11.2025, rreth orës 09:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz, kanë konstatuar një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur në një banesë të braktisur,...