Në kërkim për shitje droge, kapen dy persona në Tiranë, gjykata u ka caktuar masën ‘arrest në burg’

Në kërkim për shitje droge, kapen dy persona në Tiranë, gjykata u ka caktuar masën ‘arrest në burg’

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim për prodhim dhe shtije narkotikësh. Për shtetasit me iniciale A. D(D)., 51 vjeç, dhe P.Sh., Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve: -në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin në kërkim A. D(D)., 51 vjeç,  pasi Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”; -ndaluan shtetasin në kërkim P. Sh, pasi Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Top Channel