Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Vuçiç: Edhe katër ditë deri në ndërprerjen e punës në rafinerinë e NIS-it
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 25 nëntor se Serbia ka edhe katër ditë deri në ndalimin e plotë të punës së rafinerisë nëse Shtetet e Bashkuara nuk e aprovojnë licencën e punës për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS). “Rafineria e NIS-it po funksionon, ende nuk është fikur”, tha Vuçiq. Më 18 nëntor, NIS-i kërkoi nga SHBA-ja një licencë të posaçme për të vazhduar punën gjatë kohës sa zgjasin negociatat mes aksionarëve dhe palëve të interesuara për ndryshimin e strukturës së pronësisë të kompanisë. Vuçiq tha se pritej që Serbia ta merrte këtë licencë, “por ka edhe gjëra të tjera që ata [SHBA] duhet t’i dëgjojnë dhe t’i shohin” që të miratojnë licencën. Ai tha se në rast të ndërprerjes të punës së...