Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
5 vite pa Maradonën, topi vazhdon të “qajë” për atë që e trajtoi gjithmonë me dashuri
25 Nëntor 2025 12:36 Alfred Lleshi Pesë vite kanë kaluar që nga 25 nëntori 2020, kur Diego Armando Maradona na la. Që atëherë, topi nuk ka ndaluar së qari, jo në mënyrë metaforike, por si objekti që ai e trajtoi gjithmonë me dashuri. Çdo centimetër i trupit të tij dinte ta prekte me një hijeshi pothuajse njerëzore, sprovë e dashurisë pa interesa, vetëm sepse e ndjente brenda vetes. Maradona falë topit doli nga getoja e “Villa Fiorita”, fitoi famë dhe para, u adhurua si një zot pagan dhe pati lirinë të zgjidhte gjithçka që donte. Eduardo Galeano shkroi se, në një gala, ai do të kishte ndaluar një top me baltë në gjoks pa u shqetësuar për këmishën e bardhë që kishte veshur. Megjithatë, dashuria...