Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Performanca e bashkive, ministri Demo: Sukses! Janë trefishuar të ardhurat
Ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo ka prezantuar këtë të martë, më 25 nëntor, në Tiranë, sistemin e matjes së performancës së bashkive, një mekanizëm të ri vlerësimi që synon të përmirësojë cilësinë e qeverisjes vendore dhe të forcojë standardet e administrimit lokal. Sipas qeverisë, sistemi ka për qëllim rritjen e transparencës, profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë në bashkitë, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet e tyre për të qenë më konkurruese në përthithjen e fondeve të Bashkimit Europian. Ministri Ervin Demo gjatë fjalës së tij, bëri me dije se raporti për vitin 2024 përfshin tre fusha kryesore: menaxhimin financiar, ofrimin e shërbimeve dhe mirëqeverisjen dhe integrimin europian. “Sot ne do të prezantojmë gjetje dhe rekomandime të marra nga raporti i sistemit të matjes së performancës bashkiake për vitin...