“Ju jeni shejtani”/ Dy të akuzuarit për terrorizëm nuk pranojnë të flasin përpara policisë: Ne jemi me të drejtën

“Ju jeni shejtani”/ Dy të akuzuarit për terrorizëm nuk pranojnë të flasin përpara policisë: Ne jemi me të drejtën

Teksa u arrestuan në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pas 12 orësh ngujim në një ndërtesë të braktisur, dy personat e akuzuar për terrorizëm kanë refuzuar të flasin në polici. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se ata nuk pranojnë të flasin, duke shtuar se “janë me të drejtën e tyre”. “Ju jeni shejtani”, kështu mësohet të kenë thënë të arrestuarit Julian Cumrraku dhe Erzen Uka. Policia e Pukës ka qenë duke patrulluar në zonë kur ka konstatuar Erzen Ukën, i cili sapo ka parë policinë është futur në banesën e braktisur të një të afërmi. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se duke pasur dyshime, policia ka shkuar për të verifikuar. Erzen Uka nuk e ka hapur derën dhe ka...