Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Bënte poezi për qeverinë dhe…”/ Bido përplaset me Nokën: Nga neonazist kalove në nazist. Demokrati: Halli i Gjipesë të bën të kërcesh
Deputeti i PD Flamur Noka dhe ai i PS, Ardit Bido janë përfshirë në një debat gjatë mbledhjes së komisionit për çështjet e Brendshme. Noka e nisi fjalën e tij duke hedhur akuza mbi mazhorancën në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026 për agjencinë Kombëtare të Emergjencave Civile. Për Bidon ai tha se ‘teksa Delvina digjej, deputeti bëni poezi për qeverinë dhe postonte foto të zjarrfikësve duke shuar flakët me thupra’. Socialisti i përgjigj duke thënë ‘Prisja që kur ranë zjarret të ishit dhe ju atje.’. Pjesë nga debati: Noka: Si shpjegohet që urat që ndërtohen në pushtetin tuaj, pa bërë dy vite, prapë duhen bërë se i merr lumi? Pse në 12 vite pushtet, një argjinaturë e PD nuk u ça dhe nuk u...