Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Në verë marrim flakë, dy ditë shi, përmbytemi”/ Ironizon Balliu: S’ka faj moti, por korrupsioni i qeverisë
Zv/kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Klevis Balliu, ka publikuar sot një video nga situata me përmbytjet në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, me ironi Balliu pyet: “Në çfarë temperature punon mirë kjo qeveri?”. Ai theksoi se përgjegjësia nuk bie mbi heronjtë që rrezikojnë jetën në terren, por mbi qeverinë që me aferat korruptive bllokon kanalet, shkatërron infrastrukturën dhe e lë vendin të pambrojtur përballë çdo fatkeqësie natyrore. Sipas Balliut, mjetet e emergjencave civile janë 40–50 vite më të vjetra se ato të Kosovës dhe Maqedonisë. “Sikur të investonim më shumë te emergjencat dhe më pak te aferat korruptive të Ballukut, sot s’do ishim në këtë katastrofë.”, tha ai. Ai kujtoi se rrugët e...