Largohet trajneri i Luftëtarit

Largohet trajneri i Luftëtarit

Klubi i futbollit Luftetari ka larguar trajnerin Besmir Shabani. Permes nje njoftimi e falenderon per kontributin e dhene keto dy sezeone. “Pas dy sezoneve bashkëpunimi, AF LUFTETARI dhe trajneri Besmir Shabani kanë vendosur me dakordësi përfundimin e bashkëpunimit. Gjatë këtyre dy viteve, Shabani ka dhënë një kontribut të veçantë, duke e ngjitur ekipin në Kategorinë e Parë dhe duke ndërtuar një grup të fortë e konkurrues. Klubi e falënderon për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës!”, thuhet ne njoftimin e klubit.