Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Atentati në Lushnje, zbulohet emri i ‘objektivit’, person me precedentë të theksuar kriminal
Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje. Korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi bën me dije se është qëlluar drejt një automjeti, në afërsi të kryqëzimit të spitalit të këtij qyteti. Dyshohet se është qëlluar drejt mjetit të Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashkos. Ai njihet si person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë. Në 13 tetor të 2017-ës, Sula u mor në pyetje si i dyshuar për përfshirje në atentatin që tronditi Lushnjen ku dy persona mbetët të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Sula u vetëdorëzua në polici dhe deklaroi se nuk kishte lidhje me ngjarjen ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Ndërsa më 12 qershor të vitit 2016, Julian Sula...