Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Paguanin 300 mijë euro për një fundjavë në Sarajevë për të vrarë popullsinë civile/ Tjetër padi për Vuçiç
Nga Alba Kepi – Syri.net 250–300 mijë euro për një fundjavë turistike në Sarajevë për të vrarë popullsinë civile. Preferoheshin gra, vajza dhe fëmijë. Vrasësit‐killer ishin njerëz të pasur, me pasion për armët, luftën dhe gjuetinë, dhe vinin nga e gjithë Europa Perëndimore e madje edhe nga përtej oqeanit. Ata ishin shumë nuk numërohen me gishtat e duarve dhe viktimat e tyre po aq. Disa nga snajperat turistë mund të kenë vdekur por disa jetojnë ende sot. Kjo është dëshmia tronditëse që shkrimtari italian Ezio Gavazzeni rrëfen në një intervistë ekskluzive për gazetaren Alba Kepi. “Në janar të vitit 2025 dorëzova një kallëzim në Prokurorinë e Milanos dhe në nëntor 2025, pra pak javëmë parë, jam thirrur nga Reparti Special Hetimor i Milanos, ROS. U...