Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Gol 3 pikësh në Champions, Lushkja zgjidhet lojtari i ndeshjes (VIDEO)
Në Champions League Aziatike, edhe këtë sezon nuk mungon shqiponja kuqezi, nuk mungon protagonizmi i futbollistëve shqiptar. Në xhiron e pestë, ishte Regi Lushkja, me ish fantazistin e Egnatia-s, që realizoi një gol shumë të bukur për ekipin e tij Tractor, një gol që në fund rezultoi një trepikësh për skuadrën nga Irani. Në minutën e 17-të, Lushkja mori një top të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë dhe me të majtën dërgoi topin në trekëndësh. Ky ishte goli i tij i tretë në Champions League Aziatike. Goli i Lushkjas qëndroi në fuqi deri në fund, me Tractor që doli me 3 pikë përballë Nasaf Qarshi, ekipit nga Uzbekistani. Fal këtij suksesi, Tractor ngjitet në vendin e dytë, një pikë më pak se Al...