Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Befason Icardi: Asnjëherë në karrierën time nuk kam qenë në 100% të formës time
Në prag të ndeshjes vendimtare të Champions League kundër Union Saint-Gilloise, sulmuesi Mauro Icardi foli hapur për situatën e tij personale dhe profesionale. Sulmuesi i Galatasaray përsëriti se nuk i kishte parë vajzat e tij për pesë muaj, një situatë komplekse për të cilën klubi i dha leje të veçantë. “Nuk është justifikim, pasi unë bëj punën time çdo ditë. Paguhem për të qenë profesionist, për të dhënë gjithçka, për të shënuar gola. Kjo është puna ime, unë duhet të shënoj gola“, tha Icardi. Icardi theksoi se jeta e tij private nuk ndikon në performancën e tij: “Të gjithë kanë probleme personale. Unë përpiqem t’i zgjidh edhe ato, por të qenit larg vajzave të mia nuk është justifikim.” Argjentinasi më pas kujtoi se shpesh luante...