Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Humbëm cdo gjë”/ Përmbytjet shkatërruan tokat, banorët: Askush nuk erdhi për të na përllogaritur dëmet
Përmbytjet e ditëve të fundit kanë lënë pas dëme të konsiderueshme në zonat bujqësore, ku toka dhe prodhimet e një viti të tërë janë mbuluar nga uji. Banorët, përveç pasojave të katastrofës natyrore, përballen edhe me atë që e cilësojnë si heshtje dhe braktisje nga ana e institucioneve shtetërore. Një banore e moshuar nga Fieri tregon se tokat e saj dhe të djalit, të mbjella me ullinj, misër dhe kultura të tjera bujqësore, janë ende nën ujë. Sipas saj, katër dylymë tokë të djalit të saj janë tërësisht të përmbytura pas çarjes së argjinaturës. E pyetur se nëse ndonjë komision për vlerësimin e dëmeve ka shkuar në zonë për të evidentuar situatën, ajo përgjigjet prerë: “Jo, jo. Mua s’më ka… nuk ka ardhur askush”. Ajo...