Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet foshnja 2 muajsh
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “15 Tetori” në Fier. Një banesë është përfshirë nga flakët, ku për pasojë është lënduar një foshnjë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.“, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel