U tha se e vranë grabitësit, ngjarja në Greqi merr kthesë dramatike, e moshuara u masakrua nga nusja e djalit

U tha se e vranë grabitësit, ngjarja në Greqi merr kthesë dramatike, e moshuara u masakrua nga nusja e djalit

Rasti i vrasjes së 75-vjeçares në Salaminë më 31 tetor ka marrë një kthesë të papritur, pasi autoritetet zbuluan se autorja e krimit nuk ishte një grabitëse e panjohur, por nusja e viktimës. Sipas informacioneve, gruaja ka rrëfyer para hetuesve se e vrau vjehrrën me qëllim që t’i vidhte paratë dhe bizhuteritë që ajo mbante në shtëpi. Fillimisht nusja kishte mbuluar fytyrën, kishte thyer një dritare dhe ishte futur brenda banesës, duke përfituar nga fakti se kujdestarja e të moshuarës nuk ndodhej aty në atë moment. Sulmi fatal Viktima duket se e ka parë autoren teksa hynte brenda, çka ka çuar në një përballje të dhunshme. Nusja e sulmoi 75-vjeçaren fillimisht me një shishe qelqi, duke e goditur në kokë, e më pas e goditi me...