Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
PAMJET e arrestimit të Hamza Ukës dhe Julian Cumrakut! Armë e granata në banesën e ‘ngujimit’: Qëlluan drejt RENEA-s
Hamza Erzen Uka dhe Julian Cumraku TIRANË-Janë publikuar fotot e arrestimit të dy personave të dyshuar për terrorizëm, Hamza Erzen Uka dhe Julian Cumraku, të cilët u dorëzuan pas 12 orësh rezistencë të bllokuar në një banesë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Raportohet se brenda shtëpisë u gjetën 4 automatikë, 1 pistoletë, 7 karikatorë me fishekë, 18 granata dhe rreth 2000 fishekë. Banesa ku ata ishin ngujur raportohet se ishte e gjyshit të 34-vjeçarit Julian Cumraku. Në njoftimin zyrtar Policia ka deklaruar se gjithçka filloi mëngjesin e 24 nëntorit, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz, kanë konstatuar një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur në një banesë të braktisur. Autoritetet i kanë bërë...