REL: Uraniumi i varfëruar – trashëgimi e harruar e luftës

REL: Uraniumi i varfëruar – trashëgimi e harruar e luftës

Para 26 vjetësh, NATO përdori municion me uranium të varfëruar gjatë luftës së Kosovës. Shumë ushtarë, përfshirë italianë, u sëmurën nga kanceri, disa u kompensuan, por në vetë Kosovën, helmi mbetet ende në tokë. “E kujtoj qartë ditën e fundit”, thotë Emerico Maria Laccetti, ish-kolonel i sektorit ushtarak të Kryqit të Kuq italian. Gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, ai ishte i dislokuar në Shqipëri, vetëm disa qindra metra nga kufiri me Kosovën. Atje ai komandonte një spital fushor për refugjatët. “Qëndronim mbi kontejnerë dhe vështronim bombardimet ishte si një fishekzjarr pervers i Vitit të Ri. Edhe në distancë ndjeje valën e ajrit; trupi e përthithte tronditjen. Por jo, askush nuk na informoi për rreziqet specifike të armëve që po përdoreshin.” Operacioni “Allied Force”...