Automatikë, pistoletë dhe…/ Ja çfarë u gjet në banesën ku u ngujuan dy personat në Orosh

Automatikë, pistoletë dhe…/ Ja çfarë u gjet në banesën ku u ngujuan dy personat në Orosh

Detaje të reja dalin nga ngjarja në Orosh ku Erzen Uka dhe Julian Cumraku u ngujuan brenda një banese. Raportohet se brenda shtëpisë u gjetën 4 automatikë, 1 pistoletë, 7 karikatorë me fishekë, 18 granata dhe rreth 2000 fishekë. “3-4 ditët e fundit dy personat nuk ishin parë thuajse fare të dilnin nga kjo banesë dhe qëndronin të izoluar. Ndërsa raportohet se muajin e fundit ka pasur hyrje-dalje në këtë shtëpi. Gjatë orëve të qëndrimit të tyre në ngujim, personat që kanë negociuar ishin babai, motra dhe vëllai i Julianit. Ky i fundit i ka thënë të atit që se nuk donte të vetëdorëzohej duke akuzuar policinë se donte ta vrisnin. Madje një prej tyre ka qëlluar disa herë ndaj forcave të rendit, por nuk...