Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Interneti dominues/ Përdorimi i shërbimeve celulare përmirësohet
Përdorimi i shërbimeve celulare shfaqi një përmirësim të dukshëm në tremujorin e dytë të këtij viti. Interneti po bëhet gjithnjë e më dominues në mënyrën se si shqiptarët e përdorin aparatin celular, por megjithatë në tremujorin e dytë të këtij viti u vërejt një rritje edhe në trafikun e thirrjeve. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), trafiku total i internetit nga rrjetet celulare u rrit me 13.2% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Konsumi mesatar i internetit për çdo përdorues arriti në 9.84 GB (gigabyte) internet në muaj, në rritje me 11.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përveç përdorimit të internetit për qëllime informimi, pune apo zbavitjeje, edhe thirrjet dhe mesazhet e...