Mbyll mandatin në krye të Kushtetueses, Holta Zaçaj bën bilancin e 3 viteve të drejtimit të saj

Mbyll mandatin në krye të Kushtetueses, Holta Zaçaj bën bilancin e 3 viteve të drejtimit të saj

Në përfundim të mandatit të saj si gjyqtare dhe njëkohësisht edhe si kryetare e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarja Holta Zaçaj ka vendosur të ndajë me publikun disa reflektime mbi punën dhe arritjet e kësaj Gjykate përgjatë tre viteve të drejtimit të saj LETRA E GJYQTARES HOLTA ZAÇAJ Kjo periudhë jo vetëm përputhet me pritshmëritë e mia për këtë mandat, por më lejoi edhe që të realizoj vizionin tim për administrimin dhe drejtimin e Gjykatës Kushtetuese. Viti 2025 u mbyll me një prej sfidave më të rëndësishme për institucionin: çështjen e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues. Sa kohë mandati i gjyqtarit kushtetues është i lidhur ngushtë me pavarësinë e vetë atij sikundër edhe të kësaj Gjykate, paqartësitë në këtë drejtim ndikojnë në funksionimin sistemik të institucionit,...