Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Kanë marrë pjesë në tender, pesë kompani”/ Skandali i projektit, flet Shehaj: Një urë i kushtoi buxhetit 12 mln euro
Një tender publik dyshohet se i ka kushtuar buxhetit të shtetit një dëm prej 12 milionë eurosh, pasi oferta më e ulët ekonomike është skualifikuar bazuar në një kriter specifik që lidhet me ndërtimin e një ure. Sipas të dhënave të bazuara në dosjen e SPAK-ut, në garë morën pjesë pesë kompani. Një bashkim operatorësh i përbërë nga “Konkord Engineering”, “Alb Building” dhe “Alp Star” paraqiti një ofertë prej 15.8 miliardë lekësh. Ndërkohë, kompania fituese, “Interkapia SL”, u shpall me një ofertë prej 17.036 miliardë lekësh. Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, e ftuar në një studio televizive tha se arsyeja e skualifikimit të ofertës më të ulët ishte mungesa e eksperiencës së mëparshme në ndërtimin e një ure me gjatësi 120 metra. Ky kriter konsiderohet...