Së shpejti i përfundon mandati si kryetare, Holta Zaçaj: Më lejoi të realizoj vizionin tim në Gjykatën Kushtetuese, për tre vite u morën vendimet më të rëndësishme

Së shpejti i përfundon mandati si kryetare, Holta Zaçaj: Më lejoi të realizoj vizionin tim në Gjykatën Kushtetuese, për tre vite u morën vendimet më të rëndësishme

Reagimi i plotë: Në përfundim të mandatit tim si gjyqtare dhe njëkohësisht edhe si kryetare e Gjykatës Kushtetuese, dëshiroj të ndaj me publikun disa reflektime mbi punën dhe arritjet e kësaj Gjykate përgjatë tre viteve në të cilat pata privilegjin, përgjegjësinë dhe kënaqësinë të ushtroj këtë funksion kushtetues. Kjo periudhë jo vetëm përputhet me pritshmëritë e mia për këtë mandat, por më lejoi edhe që të realizoj vizionin tim për administrimin dhe drejtimin e Gjykatës Kushtetuese. Viti 2025 u mbyll me një prej sfidave më të rëndësishme për institucionin: çështjen e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues. Sa kohë mandati i gjyqtarit kushtetues është i lidhur ngushtë me pavarësinë e vetë atij sikundër edhe të kësaj Gjykate, paqartësitë në këtë drejtim ndikojnë në funksionimin sistemik...