Ikën Holta Zaçaj! Gjyqtarja “jep lamtumirën”, betohet sot anëtari i ri Kushtetueses, Asim Vokshi

Ikën Holta Zaçaj! Gjyqtarja “jep lamtumirën”, betohet sot anëtari i ri Kushtetueses, Asim Vokshi

Holta Zaçaj dhe Asim Vokshi TIRANË-Gjyqtarja Holta Zaçaj, e cila do të zëvendësohet nga Asim Vokshi në Gjykatën Kushtetuese, ka dhënë një deklaratë për mediat. Zaçaj, në përfundim të mandatit të saj si gjyqtare dhe drejtuesje e institucionit, publikoi sot një njoftim me reflektime mbi punën dhe arritjet gjatë periudhës 2023–2025. Në deklaratën e saj, Zaçaj shprehet se gjatë tre vjeçarit në krye të Gjykatës Kushtetuese, trupa gjykuese ka punuar me përkushtim, duke përballuar një numër rekord çështjesh, të cilat në tre vitet e fundit janë shtuar me 35-40%, duke arritur edhe deri në rreth 400 çështje të shqyrtuara në vit. Teksa e mbyll me një falenderim për të gjithë aktorët institucionalë dhe ndërkombëtarë që ka bashkëpunuar, ajo thekson se arritjet e saj do të shërbejnë si bazë për...