PAMJET e arrestimit të Hamza Ukës dhe Julian Cumrakut!

PAMJET e arrestimit të Hamza Ukës dhe Julian Cumrakut!

Hamza Uka dhe Julian Cumraku TIRANË-Janë publikuar fotot e arrestimit të dy personave të dyshuar për terrorizëm, Hamza Uka dhe Julian Cumraku, të cilët u dorëzuan pas 12 orësh rezistencë të bllokuar në një banesë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Raportohet se brenda shtëpisë u gjetën 4 automatikë, 1 pistoletë, 7 karikatorë me fishekë, 18 granata dhe rreth 2000 fishekë. Banesa ku ata ishin ngujur raportohet se ishte e gjyshit të 34-vjeçarit Julian Cumraku. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “OROSHI”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pukë, strukturat e DVP Shkodër, Drejtoria e Antiterrorit me mbështetjen e Forcave Speciale Renea. Kërcënuan me jetë punonjësit e Policisë së Komisariatit të Policisë Pukë, u mbyllën në banesë dhe reaguan me armë ndaj punonjësve të Policisë së Repartit Special...