Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”

Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”

Këngëtari legjendar xhamajkan Jimmy Cliff, i cili së bashku me Bob Marley popullarizoi muzikën “Reggae”, përgjatë një karriere që zgjati gjashtë dekada, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeç. Lajmin e hidhur e njoftoi në Facebook bashkëshortja e tij, Latifa Chambers. Siç tha ajo, shkaku i vdekjes së tij ishte një krizë epileptike e ndjekur nga pneumonia. I lindur me emrin James Chambers më 30 korrik 1944, gjatë një uragani në famullinë e Shën Xhejmsit, në Xhamajkën veriperëndimore, ai u zhvendos nga ferma familjare në kryeqytetin e vendit, Kingston, me të atin në vitet 1950, i vendosur të kishte sukses në industrinë e muzikës. Në moshën vetëm 14 vjeç, ai u bë i famshëm në vend me këngën që shkroi, “Uragani Hattie”. Më pas ai...