Zgjedhjet në Kosovë/ Andoni: Diaspora “as nën mëngë” për Kurtin. PDK ka ndryshuar lojën me Bedri Hamzën

Zgjedhjet në Kosovë/ Andoni: Diaspora “as nën mëngë” për Kurtin. PDK ka ndryshuar lojën me Bedri Hamzën

Ndërsa Kosova përgatitet t’u drejtohet kutive të votimit më 28 dhjetor, analisti Ben Andoni ka zbërthyer strategjitë e partive politike dhe avantazhet e kësaj date të pazakontë. I ftuar në emisionin “3D” në RTSH të Alban Dudushit, Andoni theksoi se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) hyn në garë e favorizuar, pikërisht për shkak të faktorit diasporë. Sipas analistit, Kosova tashmë ka fituar një lloj imuniteti ndaj zgjedhjeve të parakohshme apo të jashtëzakonshme, dhe data e zgjedhur në prag të Vitit të Ri nuk përbën pengesë, përkundrazi. Faktori “diasporë” dhe data 28 Dhjetor Për Andonin, caktimi i zgjedhjeve në fund të dhjetorit është një lëvizje taktike që i shërben partisë së Albin Kurtit. “Vetëvendosja favorizohet me këtë datë zgjedhjesh sepse vijnë edhe emigrantët,” u shpreh ai, duke nënkuptuar se...