Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
”Presioni do jetë i madh”, Karanxha: SPAK ka gjithë çështjet e Shqipërisë
Ish-Prokurori dhe avokati, Ervin Karanxha i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ u shpreh se SPAK ka të gjitha çështjet e Shqipërisë. Karanxha: Duhet të kemi parasysh që prokuroria shqiptare, sidomos SPAK ka gjithë çështjet e Shqipërisë. Prsh krimi i organizuar në Tiranë, Durrës, Vlorë në të gjithë zonat dhe tani dashur pa dashur që ti mbledhësh të gjithë edhe presioni do jetë i madh. Edhe politika do duhet të kemi parasysh në Tiranë janë parlamentarët, janë zyrtarët e lartë, janë deputetët. Dhe rasti i fundit duke pasur parasysh debatet dhe retorikat politike. Tani duhet të kemi parasysh investimet që janë bërë.