Burimi:
Diasporashqiptare.al
Foto © Diasporashqiptare.al
Publikohet Fjalori akademik rumanisht–shqip, rezultat i tre dekadave kërkimi
Një vepër me rëndësi të veçantë shkencore dhe kulturore i është shtuar sot leksikografisë shqiptare dhe asaj rumune me botimin e Fjalorit akademik rumanisht–shqip, rezultat i mbi tridhjetë viteve punë kërkimore të studiuesve të njohur Dr. Renata Topciu-Melonashi dhe Dr. Luan Topciu, botim i Shtëpisë Botuese Asdreni të Shoqatës “Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë” (ALAR).Fjalori, me rreth 1800 faqe, përfshin më shumë se 50 mijë fjalë tituj dhe mbi 100 mijë shprehje, idioma dhe njësi frazeologjike, duke ofruar një mbulim të gjerë të leksikut bashkëkohor dhe historik të të dy gjuhëve. Në të janë integruar gjithashtu referenca kulturore e historike, që e bëjnë këtë botim instrument të domosdoshëm për studiuesit e gjuhësisë krahasimtare, për përkthyesit, studentët dhe lexuesit e interesuar.Publikimi i këtij fjalori vjen si...