Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Ndikimi i saj është më i madh se ai i një zyrtari të nivelit të mesëm’, Gjyli: Standard i dyfishtë, Veliaj u arrestua
Pedagogia dhe analistja Arsejda Gjyli, e ftuar në një studio televizive, komentoi masat e sigurisë të vendosura ndaj Belinda Ballukut, pezullimin nga detyra dhe heqjen e pasaportës, pas marrjes së saj zyrtarisht si e pandehur nga SPAK. Gjyli theksoi se interpretimi i ligjit në këtë rast shfaq shenja njëanshmërie, për shkak se vendimmarrësit janë vetë pjesë e politikës. “Pezullimi i Ballukut cenon ekzekutivin, sepse ajo është emëruar nga kryeministri, dhe ky është gjithashtu një akt juridik që i jep legjitimitet pozicionit të saj,” u shpreh ajo. Sipas Gjylit, çështja e Ballukut është vetëm hera e dytë në historinë e vendit që një zv.kryeministër hetohet dhe gjendet në prag të arrestimit. Kjo, sipas saj, e bën rastin politikisht shumë të rëndësishëm. “Ndikimi i saj është më...